
Ish-liderja e qeverisë civile të Mianmarit Aung San Suu Kyi është liruar nga burgu dhe është transferuar në arrest shtëpie.
Lajmin e bëri të ditur një burim zyrtar për AFP.
Në të njëjtën kohë, një zëdhënës i autoriteteve ushtarake të vendit tha se të burgosurve të moshuar u ofrohet “kujdesi i nevojshëm” gjatë periudhave të vapës dhe për këtë arsye është e paqartë nëse kjo është një masë e përkohshme apo një ulje reale e dënimit që po vuan e burgosura 78-vjeçare fituese e çmimit Nobel.
78-vjeçarja e arrestuar që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021 dhe që atëherë është dënuar nga junta me 33 vjet burg, më vonë ulur në 27, për 19 akuza të ndryshme.



