ShBA-ja presion Turqisë për të ndalur ofensivën turke kundër kurdëve

ShBA-ja presion Turqisë për të ndalur ofensivën turke kundër kurdëve

Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar presionin ndaj Turqisë për t’i tërhequr trupat nga veriu i Sirisë në kohën kur ofensiva në këtë rajon po shkon duke u përshkallëzuar.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, e paralajmëroi Turqinë për pasoja serioze, ndërsa sekretari i thesarit, Steven Mnuchin, nuk e përjashtoi mundësinë e sanksioneve ndaj këtij vendi.

Vendimi i presidentit Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga zona kufitare mes Turqisë dhe Sirisë bëri që forcat turke të hyjnë në Siri. Ai ka thënë se dëshiron të arrihet një armëpushim mes Turqisë dhe forcave kurde, shkruan “BBC”

Megjithatë, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka thënë se operacioni ushtarak do të vazhdojë. Liderët kurdë i kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se ua kanë ngulur thikën pas shpine.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i ofensivës turke të mërkurën.

Presidenti turk ka thënë se dëshiron të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë, në të cilën më pas mund të vendosen refugjatët sirianë që tash për tash jetojnë në Turqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy