Kryeministri Rama ka përshëndetur shkarkimin e disa prej drejtuesve të policisë në Qarkun e Elbasanit nga Haki Çako. Por kjo nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e tij në ‘facebook’ të cilët kanë shpërthyer në lumë kritikash dhe akuzash.
Kryeministri nuk ka qëndruar indiferent duke iu kthyer përgjigje disave prej tyre.
Konkretisht njëri prej komentuesve i shkruan Ramës se ju jeni të gjithë të ngatërruar dhe kështu po i jepni mesazhe të shëmtuara Shqipërisë.
E ndërsa kryeministri i Përgjigjet:
“Ti Zani me merr te keqen mua, se po te ishim te tere njesoj kete lufte qe kemi hapur ne ka kater vjet do e kishin hapur te tjeret qe sot bertasin si hajduti qe therret kapeni hajdutin!…”

Ndërsa një tejtër komentuese duket sikur kërkon ta vëjë para përgjegjësisë duke e pyetur se si është e mundër që ju jeni kryeminsistër dhe më parë informohet Berisha nga prokuroria se ju? Ajo i kërkon që të justifikojë votuesit.

Jeta Ban: Je kryeminister O Rama ke 74 deputet si mo raporton prokurori tek berisha dhe jo tek ti i merr videot ai dhe ta shantazhon nje polici te tere Dil e justifiko votusit e tu te pakten se po le nam
Rama: Per cfare flet Jeta Ban se s’po te marr vesh cfare lidhje kane 74 votat me pyetjen tende?! Ndersa votuesve mos u qaj hallin se nuk kane nevoje per justifikime se i kane syte ne balle veshet ne vend dhe trurin ne pune.



