Clinton në mbështetje të Biden-it, ndihmon në mbushjen e arkave të fushatës

Clinton në mbështetje të Biden-it, ndihmon në mbushjen e arkave të fushatës


Establishmenti i Partisë Demokratike të SHBA-së beson se figura si Hillary Clinton dhe Barack Obama mund të ndihmojnë presidentin Joe Biden të sigurojë rizgjedhjen në nëntor të ardhshëm, raportoi të dielën NBC News. 

NBC News përmendi disa raste në muajt e fundit, kur Clinton ka mbrojtur Presidencën Biden. 

Më 27 nëntor, për shembull, ajo organizoi një mbledhje fondesh në Whitehaven, rezidenca e saj familjare në Uashington DC, në të cilën grupi Forumi i Lidershipit të Grave shtoi pothuajse një milion dollarë në arkat e fushatës.

Në të njëjtin muaj, ajo shkroi një shkrim në The Atlantic duke mbrojtur refuzimin e Biden për të mbështetur një armëpushim në Gaza, një pozicion mbi të cilin ajo e përforcoi më vonë, duke folur në programin The View. 

Në tetor, ajo promovoi "deprogramimin formal" të mbështetësve të Donald Trump, kundërshtari i saj në zgjedhjet e 2016 dhe sfiduesi më i mundshëm i Biden nga pala republikane vitin e ardhshëm.

Hillary Clinton dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, janë besnikë ndaj partisë dhe “do të bëjnë gjithçka që u kërkohet”, tha një person i afërt me të për NBC News. Ajo pritet t'i japë Bidenit popullaritetin e saj me gratë dhe të sigurojë që fushata e tij të mos mbetet pa para.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy