Aktorja Arlinda Reçi e ftuar në “MCN Informacion” ka folur për kulturën e Stand up comedy e cila është kthyer kohët e fundit në tred nëpër lokale tëndryshme të Tiranës.
Ajo shprehet se në Tiranë ka mjaft hapësira të dedikuara për këtë kulturë, por do të donte që të kishte më shumë vajza dhe gra që duan të bëhen komediane pasi sipas saj roli i komedianit në Shqipëri është i përbuzur.
Reçi theksoi se pjesa më e amdhe e komedianëve në Shqipëri nuk kanë lidhje me aktrimin, teksa shtoi se me rëndësi është që staund up comedy duhet të jetë gjithmonë origjinal dhe autentik, kjo e dallon dhe nga të tjerët.
Për klientët që kanë dëshirë të ndjekin ‘stand up comedy’ fatmirësisht në Tiranë ka shumë hapësira që njerëzit të ndjekin, ka rreth mbi 8 vjet që ecën vërdallë në Tiranë këto vitet e fundit është bërë më pak konstante dhe më bëhet qejfi.
Do doja të kishim më shumë njerëz që duan të bëhen komedianë, do doja më shumë vajza dhe gra sepse kam përshtypjen kemi akoma një stigmë të theksuar, kam një përshtypje se stand up është pak më i përqeshur, i përbuzur, nuk është teatër, por një humor i mirëfilltë.
Ata që duan të vijnë tek ne nuk duhet të jenë patjetër aktorë. Kushdo që ka mjaftueshëm histori, vërtetësi apo mesazhe që do ti ndajë me publikun shoqëruar dhe me batuta patjetër që mund të bëhen pjesë e këtij arti.
Shumë të rinj tani nuk kanë të bëjnë fare me aktrimin. Pikënisja ka qenë një ide shumë e thjeshtë, shikoja vazhdimisht video të shkurtra të komedianëve të famshëm që bënin stand up dhe mendova se kjo është ajo që i mungon Shqipërisë. Dhe mendova pse të mos e hapim dhe ne një të tillë vend.
E pyetur nëse i përgatisin vetë monologët humoristikë, Reçi tha se kjo është më e rëndësishmja dhe se ajo që ka vënë re është se shqiptarët janë duke pëlqyer më shumë ‘komedinë e zezë’.
Ne i përgatisim vetë tekstet dhe kjo është shumë e rëndësishme. Së pari stand up duhet të jetë gjithmonë origjinal, aurtentik. Në skena të tjera të mëdha përshtatja e materialeve apo tjetërsimi në një formë apo tjetër njerëzit si kanë qejf komedianët që vjedhin.
Pastaj kemi forma të ndryshme, ka komedianë që janë pak më të errët në ngacmimin e temave sociale, por sado të errëta të jenë, çuditërisht është dhe mjaft e pëlqyer. Shqiptarët e pëlqejnë komedinë e zezë. Kur shkruaj vetë fillesën e marr nga gjerat që më mërzisin, kryesisht politika. Në Tiranë ka disa vende që bëjnë komedi dhe mua më bëhet qejfi për këtë.



