Në pritje të nismës së punimeve në Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, redaksia e lajmeve në MCNTV ka filluar me transmetim të drejtpërdrejtë nga punimet e Kuvendit dhe zhvillimet që do të sjell ky Kuvend.
Kryeredaktori i lajmeve në MCN TV, Leonard Mitro, është shprehur në studion e lajmeve se ajo që do të vendoset sot në “Air Albania” tregon qartë se ajo që do të vendoset është fryma demokratike.
“Përtej numrave që pretendon njëra apo tjetra palë, përtej dosjeve që z.Bardhi nxjerr në tavolinë, përtej diskutimeve minore, se kush delegat i përket kujt, tregues do të jetë pjesëmarrja në Kuvendin e thirrur nga Berisha. Është fakt që Basha nuk mund ta injoroj.
Hapi i parë i një lëvizje e cila do të prodhoj ose dy parti të mëdha, ose me një kryetar si Sali Berisha.



