Asgjësohen 25 shpendë në fshatin Aliban të Vlorës. Asgjësimi pas shfaqjes së rastit të gripit të shpendëve në një fermë oborri në Aliban.
Groposja është kryer në fshatin Poro jashtë zonave të banuara. Ajo u krye në zonën e përcaktuar nga bashkia Vlorë dhe njësia administrative Novoselë.
Rasti me grip shpendësh u evidentua një ditë më parë, ndërsa është vendosur asgjësimi i tyre dhe karantinimi i zonës.
Njëkohësisht si edhe konfirmohet se nuk do të lejohet tregtimi i gjësë së gjallë të shpendëve në zonë.
Adila Kodheli kreu i veterinarisë në Vlorë ka konfirmuar se ky është rasti i parë ndërsa deri më tani nuk ka raste të tjera të evidentuara në qarkun e Vlorës, ndërsa pas këtij rasti është vendos asgjësimi i tyre.



