
Gazetarja Ola Xama për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka bërë një denoncim të rëndësishëm në lidhje me aktivitetin e kompanisë "Kurum" dhe eksportimin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria.
Ajo ka pohuar se që nga viti 2020, kompania ka eksportuar jashtë vendit të paktën 20 mijë ton mbetje të rrezikshme, një rritje e madhe nga 2800 ton që ishin raportuar më parë.
Ky veprim është bërë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare, por sipas Xamës, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore.
Unë do thoja mirë që kemi disa media të pavarura dhe disa gazetarë që mudn të flitet për këtë temë se është tabu kudo.
Kompania “Kurum” ka arritur që të eksportoje në shkelje të të drejtave ndërkombëtare dhe kombëtare 20 mijë ton mbetje.
Pra, ishin 2800, u bën 20 mijë, mbetje nga viti 2002- deri ne fund të vitit 2024. Pra, këtu asgjë nuk ndodh, askush nuk reagon.



