Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 0-3 në takimin e mbrëmjes së të shtunës në “Elbasan Arena” të vlefshme për eleminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”.
Izraeli e nisi mirë takimin kur sulmuesi Zahavi u shkëput në kundërsulm në minutën e 18 dhe në tentativë për ta ndaluar, mbrojtësi i kombëtares Gjimshiti shkakton faull brenda zonës dhe arbitri gjerman Aytekin e ndëshkon me të kuq, ndërsa akordon 11-metërsh. Zahavi ekzekuton saktë dhe kalon Izraelin në avantazh.
Megjithëse me një lojtar më pak, kombëtarja kuqezi arriti të gjej forca duke reaguar, por goli nuk erdhi.
Ishte minuta e 55, kur pas një nxehje gjakrash mes portierit Berisha dhe sulmuesit izraelit Zahavi, arbitri ndëshkon me kartonin e kuq portierin shqiptar dhe akordon sërish 11-metërsh. Por portiere rezervë Alban Hoxha, i sapo futur, arrin të pres penalltinë e goditur nga Zahavi.
Në minutën e 66 izraelitët dyfishojnë me një gol mjaft me fat, pasi topi i grushtuar nga Hoxha përplaset në këmbët e njërit prej lojtarëve kundërshtar dhe përfundon në rrjetën tonë.
Në minutën e 84, Atar shënoi edhe golin e tretë për Izraelin duke e vulosur rezultatin në 0-3.



