Të gjitha automjetet që janë prodhuar para vitit 2000 do të nxirren jashtë qarkullimit nëse deri në një korrik 2017 nuk plotësojnë standardet “Euro 3”. Kjo parashikohet në projektvendimin e qeverisë që është në përputhje me angazhimet dhe objektivat për uljen e nivelit të ndotjes.



