
Dy liderët e Koresë së Veriut dhe të Jugut janë takuar sërish në zonën e demilitarizuar mes dy vendeve. Nuk dihen ende detajet e bisedës rreth tyre, teksa takimi vjen pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump anuloi samitin me Korenë e Veriut të parashikuar për t'u zhvilluar më 12 qershor në Singapor.



