Italia ka vendosur të ndalojë udhëtimet mes rajoneve të saj gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Kjo masë vjen një ditë pasi vendi rregjistro shifrën rekord të vdekurve brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë, pasi ishin 993.
Gjithashtu vendi do të jetë në karantinë të pjesshme nga ora 22:00-05:00.
Këto masa i paralajmëroi ditën e sotme kryeministri i vendit Guiseppe Conte. ‘Ne nuk mund të ulim sigurinë tonë,’-tha fillimisht Conte, i cili më pas shtoi: “Ne duhet të eliminojmë rrezikun e një vale të tretë që mund të vi në janar dhe mund të jetë më e rrezikshme se e para apo edhe e dyta’.
Masat e reja do të jenë në fuqi nga 21 dhjetori deri më 6 janar.



