
Mbështetja publike ruse për "operacionin special ushtarak" po zvogëlohet ndjeshëm. Të dhënat tregojnë se 55% e rusëve janë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën, ndërsa vetëm 25% deklarohen në favor të vazhdimit të konfliktit.
Kështu thuhet nga inteligjenca e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes në Twitter në përditësimin e saj të përditshëm.
Sondazhi, shpjegon raporti, u krye nga një media e pavarur ruse e cila kishte akses në të dhënat e mbledhura nga Shërbimi Federal i Mbrojtjes Ruse për përdorim të brendshëm.
Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve ruse për të vendosur kontroll të sferës së informacionit, konflikti është bërë gjithnjë e më i prekshëm për shumë rusë që nga mobilizimi i pjesshëm i shtatorit 2022. Meqë Rusia nuk ka gjasa të arrijë suksese të mëdha në fushën e betejës në muajt e ardhshëm, ka të ngjarë që Kremlini ta ketë gjithnjë e më të vështirë të mbajë miratimin e heshtur të luftës midis popullatës.



