Bushati takohet me Kocias, arsyeja pse grekët gjithmonë zgjedhin Kretën për takime me zyrtarët e vendeve fqinje

Bushati takohet me Kocias, arsyeja pse grekët gjithmonë zgjedhin Kretën për takime me zyrtarët e vendeve fqinje

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, do të takohen sot në Kretë. Takimi vjen në kuadër të negociatave nga të cilat pritet gjetja e një zgjidhjeje për problemet mes dy shteteve.

Diskutimet e nivelit të lartë do të mbahen në Hersonisos, Kretë, raporton IBNA, e cila u referohet burimeve diplomatike.

Por përzgjedhja e vendit të takimit nuk është thjesht një rastësi. “Ne duam të theksojmë se rëndësinë e pozicionit strategjik të Kretës si pikë stabiliteti dhe sigurie në rajon. Në këtë kontekst, Ministria e Jashtme greke planifikon takime të kësaj natyre çdo vit”, thotë Dimitris Plevrakis, sekretar i përgjithshëm i Sekretariatit të Grekëve që jetojnë jashtë Kufijve.

Po në Kretë është mbajtur edhe takimi mes Kociasit dhe homologut turk, Cavusoglu.

“Ne besojmë se Greqia mund të jetë pol stabiliteti për të gjithë rajonin e Ballkanit. Në këtë aspekt, ne zgjedhim Kretën. Përpjekja e sotme është një përpjekje më shumë për të ardhmen, për atë që na karakterizon ne si vend në vitet që vijnë, në të mirë të marrëdhënieve më të mia me fqinjët e të gjitha vendeve”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy