Olsi Nika, biolog tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se cilësia e ujërave larës në vendin tonë ka ardhur duke u përkeqësuar në 5 vitet e fundit.
Duke vijuar Nika tha se në se në 2021 ujërat larës paraqiteshin në klasën ekselente apo shumë të mirë, deri në nivelin 60- 70% ka rënë në nivelin 16.8% .
Sipas Nikës, ndërtimet dhe transferimi i ndotjes nga lumenjtë në dete janë shkaqet kryesore të këtij përkeqësimi.
Plazhi i Zvërnecit paraqitet në gjendje të mirë, kjo edhe për shkak se zona vijon të jetë e mbrojtur, nuk ka akses shumë të gjerë. Ka pushues që e frekuentojnë. Zona është shumë sensitive. Do duhet pasur kujdes me çdo lloj ndërhyrje, jo për resorte se ato e transformojnë në mënyrë të përhershme. Nëse kjo do të ndodhë efekti do të shihet dhe në bregdet, në ujërat larës siç ka ndodhur në Durrës, në plazhet e Golemit apo zonë tjetër.
Nuk është më një lajm. Ka një trend përkeqësues në 5 vitet e fundit. Nëse në 2021 ujërat larës paraqiteshin në klasën ekselente apo shumë të mirë, deri në nivelin 60- 70% ka rënë në nivelin 16.8%. Ka trend rënës. Është reflektim i atij presioni, sidomos nga ndërtimet masive përgjatë bregdetit. Ka dhe pika të nxehta që janë trashëgimi e së kaluarës, p.sh. në Porto Romano, por dhe pika të tjera janë shtuar në këto 35 vite. Plazhet e Durrësit, Golemit paraqiten me cilës jo të mirë të ujërave.
Ajo çfarë shohim të ndërtuar në tokë, e shohim të reflektuar në det. Ndotja transferohet shpeshherë nga lumenjtë në det.



