Avokati mbrojtës i familjes së të ndjerit Astrit Dehari, Tomë Gashi, ka thënë së dje ka pranuar një raport nga ekspertët e pavarur, raport që sipas avokatit Gashi, konstaton se bëhet fjalë për vrasjen e Astrit Deharit e jo për vetëvrasje siç thuhet në raportin e mjekësisë ligjore.
"Raporti ekspertëve të pavarur është krejtësisht i kundërt. Ata kanë konsideruar se kemi të bëjmë me lëndime të jashtme, të cilat janë klasifikuar lëndime vetëmbrojtëse. Dhe në bazë të kësaj ekspertize kemi të bëjmë me vrasje e jo me vetëvrasje", ka thënë Gashi. /ZËRI/



