Në fjalën saj në samitin e G7 i mbledhur në Borgo Egnazia të Italisë, mikpritësja kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se G7 nuk është e mbyllur, por e hapur për botën për të pasur një zhvillim më të madh.
“Afrika është një kontinent themelor për të gjithë ne, i cili na kërkon një qasje të ndryshme nga ajo e demonstruar në të kaluarën”, tha kryeministrja italiane.
“G7 nuk është një kështjellë e mbyllur në vetvete, e cila duhet të mbrohet nga dikush, por është një ofertë vlerash që ne i hapim botës, me synimin e zhvillimit të përbashkët. Ka shumë punë për të bërë, por jam i sigurt se në këto dy ditë do të mund të zhvillojmë një diskutim që do të ketë rezultate konkrete dhe të matshme", shtoi ajo.Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shkroi në platformën X: “Në kohë të trazuara mesazhi më i fortë që mund të dërgojmë është uniteti. Sot G7 në Bari do të tregojë unitet. Unitet për lirinë e Ukrainës. Ne punojmë për mbështetje të mëtejshme financiare. Unitet për një Lindje të Mesme paqësore dhe të qëndrueshme dhe plani në tre faza Uniteti në një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”.
G7 e organizuar nga presidenca italiane fillon sot dhe përfundon të shtunën më 15 qershor, ku në këto tri ditë sesionesh do të trajtohen çështjet kryesore ndërkombëtare.

Ndër temat kryesore që do të diskutohen janë Ukraina dhe Gaza, por edhe marrëdhëniet mes Lindjes dhe Perëndimit, polemika për të drejtën e abortit dhe ndihma e re për Kievin me fondet e ngrira ruse.
Të pranishëm janë krerët e shteteve dhe qeverive të shtatë shteteve anëtare Kanada, Franca, Gjermania, Japonia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, si dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentja i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen që përfaqëson Bashkimi Europian.
Pjesë e samitit është edhe presidenti amerikan, Joe Biden.



