Çështja “McGonigal”/ Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI-së, por s’kam lidhje me hetimet!

Çështja “McGonigal”/ Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI-së, por s’kam lidhje me hetimet!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për median takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili është arrestuar në SHBA.

Kreu i qeverisë ka pranuar se është takuar me ish-zyrtarin e FBI-së, por thekson se nuk ka asnjë lidhje me hetimet.

Këto janë derivate të keqleximit të këtushëm, përmendja e emrit si pjesë e një takimi nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Pra në SHBA është bërë një hetim dhe janë nxjerrë përfundime. Takova një zyrtar të lartë të FBI disa herë, po e takova. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së çorollepsjes së njerëzvedhe të zhurmës për zhurmë, aq më pak kush jemi para një fakti të ri dhe tronditës për 21 janarin dhe kërkesës së ministrit të Drejtësisë për hapjen e hetimit të SPAK. Kush e kupton e kupton, unë nuk kam pse komentoj asgjë. Unë dhe qeveria e Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës, ndërkohë që çështja kryesore është krejt tjetër. Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen e hetimit, absolutisht s'kanë asnjë konkluzion nga këto që thoni ju!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy