Zhabina: SPAK të hetojë përfshirjen e grupit kriminal të AKSHI-t në të gjitha institucionet që ka pasur akses. Durana Tech, një skandal (VIDEO)

Zhabina: SPAK të hetojë përfshirjen e grupit kriminal të AKSHI-t në të gjitha institucionet që ka pasur akses. Durana Tech, një skandal (VIDEO)

Xhevahir Zhabina tha në studion e MCN Live se SPAK duhet të jetojë përfshirjen e grupit kriminal të AKSHI-t në të gjitha institucionet ku kanë pasur akses.

 

Duke vijuar Zhabina tha se ky grup kriminal ka pasur interesa tek Kadastra, Durana Techa dhe Korporata Shqiptare e Investimeve. 

 

Publikimi i këtij vendimi gjyqësor i orientoi mediat, se u zbuluan shumë gjëra, kompani, administratorë, të punësuar. Dhjetëra miliona euro nga tenderat. Kjo bëri që mediat të jenë më kërkuese. I çuan tek projekte të tjera të rëndësishëm që i ka sponsorizuar kjo qeveri, në takime ka qenë Rama

 

Durana Tech është një nga këto projekte. Kuptuan që ndikimi këtij grupi me në krye Agasin dhe Berqirin nuk kishin ndikim vetëm tek AKSHI. Pushteti i tyre ishte i rëndësishëm tek Policia e Shtetit. Ndikim të madh ky grup ka në Kadastër. Durana Tech ishte një surprizë tjetër që tregon sa i fuqishëm ishte ky grup. Ky është projekt që është pronë e Korporatës Shqiptare të Investimeve Shqiptare. 

 

Ky grup kishte interesa dhe në Korporatën e Investimeve Shqiptare. Është një dritare tjetër ku SPAK duhet të verifikojë ndikimet që ka pasur ky grup. 

 

SPAK duhet të jetojë përfshirjen e këtij grupi në të gjitha institucionet ku kanë pasur akses. Kadastra është një prej tyre. 

 

Këta kanë në dorë databazat më të rëndësishme. Kanë aksesin për të bërë çdo lloj ndryshimi.

 

Skandali i Durana Tech ishte një investigim i mirë i redaksisë së lajmeve. Ahmetaj konfirmoi atë që kishte nxjerrë investigimi i MCN.

 

Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të nisë hetim për atë që ka ndodhur tek Durana Tech Park. Aty është park teknologjik, por nuk ka ndërtesa, është një copë tokë. Janë regjistruar 46 kompani me lehtësi të mëdha fiskale duke shmangur çdo taksë që paguajnë bizneset e tjera në vend. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy