Trump: Ishim pranë marrëveshjes së denuklearizimit me Rusinë dhe Kinën

Trump: Ishim pranë marrëveshjes së denuklearizimit me Rusinë dhe Kinën

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka thënë se Uashingtoni ishte shumë pranë një marrëveshjeje për armët bërthamore me Rusinë dhe Kinën gjatë kohës që ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në një postim në rrjetin social "X" Trump shprehet: "Ne ishim pranë një marrëveshjeje për heqjen e armëve bërthamore. Do të ishte shumë mirë”, tha Trump. “Po flas për Rusinë, ne dhe Kinën. Më pas do të shtrinim te gjithë të tjerët.”

Trump shton se "armët bërthamore janë kërcënimi më i madh që kemi sot në botë dhe jo ngrohja globale". 

As Rusia dhe as Kina nuk kanë komentuar ende pretendimin e Trump mbi traktatin e denuklearizimit gjatë administratës së tij. 

Vërejtjet e Trump erdhën gjatë një diskutimi për programin e pretenduar bërthamor të Iranit, në të cilin ai kritikoi presidentin amerikan Joe Biden për hezitimin për t'u përballur me Teheranin. Biden i ka kërkuar publikisht Izraelit të përmbahet nga goditja e objekteve bërthamore dhe të naftës iraniane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy