Joe Biden tha sot nga podium i OKB-së se lufta e Putinit nuk i ka arritur objektivat e saj kryesorë, për të shkatërruar Ukrainën dhe për të dobësuar NATO-N.
“Lajmi i mirë është se lufta e Putinit nuk e ka arritur objektivin e saj kryesor. Ai synonte të shkatërronte Ukrainën, por Ukraina është ende e lirë. Ai synonte të dobësonte NATO-n, por NATO është më e madhe, më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë ”, deklaroi ai në OKB, përballë Volodymyr Zelensky.
Biden i kërkoi Kombeve të Bashkuara të vijojnë të mbështesin Ukrainën.
Nuk mund të lodhemi. Ne nuk mund të shohim larg dhe nuk do të heqim dorë nga mbështetja jonë për Ukrainën.



