6-vjeçarja që u bë virale në rrjet, kërcejnë bashkë me të atin/ E ëma: I njeh të gjitha vallet që në moshën 3-vjeçare

6-vjeçarja që u bë virale në rrjet, kërcejnë bashkë me të atin/ E ëma: I njeh të gjitha vallet që në moshën 3-vjeçare

6-vjeçarja Ardea Shqipe, e ftuar në studion e “Zgjohu me MCN” së bashku me të ëmën, Maresën, tregoi pasionin e saj për kërcimet popullore, të cilin e ka kultivuar që në moshë shumë të vogël.

Videoja e Ardeas, ku ajo kërce me të atin, është bërë virale në rrjetet sociale.

 E ëma rrëfeu se pasioni i vajzës për vallet tradicionale nisi falë gjyshit, i cili që 3 vjeç ia ka mësuar vallen e Kukësit.

Nuk e morëm me mend qe video do behej virale. Ne e kemi futur që përpara në kurse kërcimi, sepse e pashë që e ushtronte me shumë dëshirë. 

Ardea zhvillon edhe akrobaci. E kam futur edhe në kursin e akrobacisë. Edhe pse është e vogël, shpesh është stërvitur me grupmoshat më të mëdha.

Ardea i di pothuajse të gjitha vallet popullore, ndonëse herë pas here ka vështirësi me ritmin.
Nuk e prisnim që videoja të bëhej virale. Ajo vetë nuk e ka ende konceptin e virales. 

Dëshiroj që Ardea të bëhet kërcimtare profesioniste dhe për këtë arsye e ka marrë shumë seriozisht ndjekjen e kurseve të valleve.

Ardea:
Mua më pëlqejnë si vallet popullore, ashtu edhe kërcimet moderne, por vallet i dua pak më shumë. 

Më shumë më shijon të kërcej me të gjithë, por sidomos me babin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy