Muxhahedinët e Manzës, Milo: Të mos biem në grackën e lidhjes së një çështjeje humanitare me një çështje sigurie

Muxhahedinët e Manzës, Milo: Të mos biem në grackën e lidhjes së një çështjeje humanitare me një çështje sigurie

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se nuk duhen lidhur çështja e strehimit të muxhahedinëve me atë të hakerimit të të dhënave të shqiptarëve. Sipas tij, edhe pse mes tyre ka lidhje, Shqipëria ka detyrimin të respektojë detyrimet si vend anëtar i NATO-s.

Strehimi i muxhahedinëve në Shqipëri është çështje humanitare. Çështja e hakerimit të infrastrukturës është çështje sigurie. Ka një lidhje mes tyre. Por ne nuk duhet të biem në grackën e tyre që t’i lidhim këto dy çështje. Kemi detyrime si vend antëar i NATO-s dhe OSBE dhe e drejta humanitare na imponon moralisht t’u përgjigjemi nevojave të këtyre njerëzve.

Lëshimin e dy satelitëve shqiptarë, Milo e sheh si progres, por e vë theksin te monitorimi i rreptë i efektivitetit të tyre.

Ka efektivitet, është progres. Është gjë e mirë. Duhet inkurajuar. Puna është sa do të vihen në eficiencë. Puna është sa këta njerëz janë të monitoruar për cilësinë e shërbimeve që ofrojnë. Institucionet përgjegjëse duhet të kenë monitorim. Nuk është punë me fushata. Ka të bëjë me efektivitetin e vënies në përdorim të këtyre instrumentave.

Milo tha se është shënuar një progress sa i takon rritjes së kapaciteteve teknologjike në fushën e sigurisë kombëtare.

Sa më shumë të investohet në fushën e sigurisë kombëtare dhe sidomos në sigurinë kibernetike, aq më të sigurt do të ndihen shqiptarët dhe vendi do të plotësojë detyrimet si vend anëtar i NATO-s.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy