Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte i pranishëm sot në Kongresin Ndërkombëtar Shkencor “ICT in Cardiology”, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë dhe Shoqata Europiane e Kardiologjisë.
Gjatë fjalës së tij, Beqaj tha se të gjithë qytetarët që kanë kryer check-up (që është falas për një kategori individesh në baze të moshës së tyre) mund t’i shohin përgjigjet e tyre online e-albania.
“Në portalin e-albania qytetarët mund të kontrollojnë përgjigjet individuale të check-up online. Ne kemi filluar një konsultim paraprak dhe me institucionet shëndetësore jopublike në menyrë që të ngarkojnë edhe ata të dhënat në portal”, tha ministri Beqaj.
Sakaq, ai vuri në dukje se shërbimi në sistemin shëndetësor është përmirësuar.



