COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacienti 66-vjeçar, viktima e 8-të në Shqipëri

COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacienti 66-vjeçar, viktima e 8-të në Shqipëri

Një 66 vjeçar nga Fieri ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin Infektiv, duke e çuar në tetë numrin e viktimave me Covid-19 në Shqipëri.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaroi se 66-vjeçari pësoi infarkt, ndërsa prej dy ditësh trajtohej në spitalin infektiv në QSUT.

Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë”, citohet nga njoftimi.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Viktimat me koronavirusi në Shqipëri

73-vjeçarja nga Durrësi

Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësi, të cilët njoftojnë se 73-vjeçarja në Durrës vuante dhe nga sëmundje të tjera

"Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass", njofton MSH.

66-vjeçari nga Lushnja, viktima e dytë në Shqipëri

Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë te Infektvi dhe mbahej në jetë me anë të aparaturave. Ai ishte i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" nga mushkëria dhe u infektua nga një i afërmi i tij që i erdhi për vizitë, që fshehu se kishte qenë në Itali disa ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai nga disa sëmundje shoqëruese vuante nga veshkat, zemra e probleme në mushkëri.

Mbajtja në jetë e kampionit të boksit

Ish-trajneri i kombëtares sonë të boksit, Skënder Kurti, u raportua si viktima e pestë e Covid-19, por që nuk kishte vdekur.

Në njoftimin e dytë që hodhi poshtë të parin, Ministria e Shëndetësisë tha se 61-vjeçari nuk ka ndërruar jetë, por ndodhet në vdekje klinike, në gjendje të rëndë.

Ky nxitim për dhënien e informacionit nga ana e autoriteteve shëndetësore, detyroi vetë Pëllumb Piperajn të dilte dhe të përgënjeshtronte lajmin për burrin 61 vjeç, i cili vazhdohet të mbahet në jetë nga stafi i Infektivit, duke dhënë shpresë se do ia dalë.

Kurti ka qenë edhe kampion në boks me Tiranën, e pse të mos jetë edhe njëherë tjetër kampion me jetën, për të mposhtur këtë virus vdekjeprurës.

Biznesmeni 43-vjeçar që humbi jetën

Viktima e katërt nga koronavirusi është një 43 vjeçar nga Kavaja. 43-vjeçari përveç obezitetit nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.  Viktima nga Kavaja ishte kthyer nga Italia përpara 15 ditësh. Ai udhëtonte shpesh në vendin fqinj. 43-vjeçari ka në pronësi dhe një hotel i cili funksionon gjatë verës.

Gjendja shëndetësore e 43-vjeçarit është rënduar mbrëmjen e djeshme ku dhe është vendosur në frymëmarrje të drejtuar ndërkohë që mëngjesin e sotëm ka humbur betejën për jetën.

Që në momentin që I.M është dërguar në spitalin infektiv në Tiranë, të gjithë familjarët dhe miqtë e tij që ka kontaktuar janë vetëkarantinuar. Mësohet se 43-vjeçari ka takuar shumë pak persona gjatë qëndrimit të tij në Kavajë.

Ndërkohë specialistët e shëndetësisë kanë nisur gjurmimin për personat e kontaktit të cilët kanë arritur të gjejnë një pjesë të mirë të tyre.

Vdekja e ish-punonjësit të Ministrisë së Brendshme

F.Hasa u konsiderua viktimë e infektimit nga Covid-19! Madje edhe kryeministri teksa doli e lëshoi deklaratën për izolimin me çdo kusht se po shtohen viktimat, e numëroi Hasën si viktimën e këtij virusi.

Në fakt burri 50-vjeçar, nga Tirana, baba i dy fëmijëve humbi jetën nga një tjetër sëmundje dhe që s`kishte fare me çështjen e koronavirusit.

Në momentin kur u tha se Hasa, ish-punonjës prej disa vitesh në Ministrinë e Brendshme, ishte kthyer nga Bergamo para disa ditësh, u mësua se në fakt ai kishte qenë në Greqi dhe madje edhe të dhënat më të fundit mjekësore ishin lëshuar nga spitali grek.

Më vonë, bashkëshortja e të ndjerit doli dhe nxori diagnozën e babait të dy fëmijëve të saj duke treguar se Hasa vuante nga tjetër problem shëndetësor që edhe i mori jetën.

71-vjeçarja nga Tirana

Një paciente 71-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje në spitalin Infektiv, Tiranë. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaroi se e moshuara e shtruar në spitalin e Infektivit ishte në terapi intensive, me frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa 145 persona janë të infektuar dhe 17 të tjerë janë shëruar.

Viktima e shtatë nga koronavirusi në Shqipëri

Një 85-vjeçare nga Tirana që vuante nga disa sëmundje kronike, pasditen e sotme u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë te Infektivi në QSUT, ku nga analizat rezultoi se ishte e infektuar me koronavirus. Pavarësisht tentativave të mjekëve e moshuara ndërroi jetë.

"Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv. 85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi dje se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.

Deri në këto momente të testuar janë 1144 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi itensive 2 janë të intubuar, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Të enjten harta me të infektuar u zgjerua edhe me Tropojën. Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, por që janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore./TVT.al/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy