Peleshi: Vatra zjarri në Fushë-Arrëz, Mirditë dhe Kukës, 150 forca të FA në terren

Peleshi: Vatra zjarri në Fushë-Arrëz, Mirditë dhe Kukës, 150 forca të FA në terren

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se vijon përballja me flakët nga ajri në Fushë-Arrëz, kurse me prioritet po punohet edhe në fshatin Thirrë në Mirditë, ku vatra ka zgjeruar perimetrin e forcat në terren po hasin vështirësi për shkak të tymit.

Ministri Peleshi, tha se disa zjarre janë ende aktive dhe po punohet për shuarjen e tyre nga toka dhe nga ajri.

“Disa vatra zjarri janë ende aktive në vend. Situata është problematike në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, ku flakët rrezikojnë t’u afrohen banesave. Për shuarjen e tyre ka filluar puna nga toka e ajri. Me prioritet po punohet edhe në fshatin Thirrë në Mirditë, ku vatra ka zgjeruar perimetrin e forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të krijuar. Puna ka vijuar edhe në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës, ku gjendja është në përmirësim dhe nuk ka rrezik për banesat. E njëjta situatë është edhe në fshatin Patej në Lezhë. Ndërsa prej mëngjesit ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri në malin e Tërbunit në Pukë, ku janë pozicionuar edhe mbi 150 forca të FA në terren”, theksoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy