Avokati Altin Goxhaj tha në emisionin “Arnautistan” se ish-Presidenti Donald Trump ndryshoi botën sepse e ktheu në konservatorizëm. “Kush ishte ideologjia e Bushit, Klintonit, Obamës?! Globalizmi. Trump ndryshoi botën, sepse e ktheu në konservatorizëm. Nuk jam trumpist, jam konservator republikan dhe trumpizmi është ajo që e ktheu konservatorizmin në peshën e saj reale dhe sovranizmin. Trumpizmi është i çastit, konservatorizmi është i përhershëm. Trumpizmi është substanca që iu hodh kësaj ideologjie politike dhe prapë në qarkullim. Prandaj është i madh dhe i rëndësishëm Trump në botë, sepse ktheu konservatorizmin dhe sovranizmin. Trumpizmi nuk është ideologjia, është fillesa. Më ke mua kritik sa të duash me Trump-in, por nuk mund të bëj këto kritika kur e matim me axhendën globaliste”, tha Goxhaj.



