
Vdekja e këngëtarit Prince do të arkivohet pa akuza penale. Dy vjet pas vdekjes së tij, prokurorët thanë se nuk kanë gjetur prova të keqbërjes së qëllimshme.
Këngëtari 57-vjeçar ka vdekur nga një mbidozë aksidentale e fentanilit, një opioid shumë herë më i fuqishëm se heroina.
Tableta që përmbajnë drogën janë gjetur në shtëpinë e tij, por prokurorët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë burimin.
Prince është gjetur pa ndjenja në shtetin e Minesotës, më 21 prill, 2016.



