Thoma Gëllçi në burg/ Matlija: U bë “mish për top”, SPAK ka për “detyrë” të godasë të vegjël para aferave të mëdha

Thoma Gëllçi në burg/ Matlija: U bë “mish për top”, SPAK ka për “detyrë” të godasë të vegjël para aferave të mëdha

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi është dënuar nga GJKKO me dy vite burg, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro. Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj.

Në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, avokati i tij, Dorian Matlija, thotë se ai u bë “mish për peshk”, dhe se në këtë rast ai vuri në pah faktin që sipas tij, SPAK, do të godasë të vegjlit, pa mundur të godasë aferat e mëdha.

Ajo që ka mbetur për tu kryer, nga dënimi 1.4 vite, kanë kaluar 8 muaj, dhe e konvertuar në ditë burgu, kanë kaluar 1 vit, dhe ai del për diku 2 muaj.

Pra, gjykimi në Apel, i bie të bëhet kur të dal Thomai nga burgu.

Unë kam krijuar  bindjen se kjo strukturë e posaçme nuk është organ i mirëfilltë, por ka për detyrë të godasë sa më shumë për të kompensuar aftësinë që nuk ka për të goditur afera të mëdha.

Thomai ka shkuar “mish për top”, ai ka armiq politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy