Ulet nafta me 5 lekë të tjera, nga sot çmimi 226 lekë/litri! Bie dhe çmimi i benzinës dhe gazit

Ulet nafta me 5 lekë të tjera, nga sot çmimi 226 lekë/litri! Bie dhe çmimi i benzinës dhe gazit

Çmimi i naftës, benzinës dhe gazit në vend kanë pësuar tjetër ulje sot. Bordi i Transparencës bën me dije se nafta do të shitet me 226 lekë/litri, benzina me 208 lekë/litri, ndërsa gazi me 102 lekë/litër.

Bordi i Transparencës në datë 1 Prill 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2  prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

I tërhiqet vëmendja çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Kjo ulje e çmimit të karburantit vjen pas rënies edhe në bursën ndërkombëtare, pasi këtë të premte 1 fuçi naftë luhatet në vlerën 102-103 dollarë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy