Cërrik, automjeti del nga rruga dhe shpërthen në flakë, në Elbasan makina përplas për vdekje tregtarin anës rrugës

Cërrik, automjeti del nga rruga dhe shpërthen në flakë, në Elbasan makina përplas për vdekje tregtarin anës rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditeten e sotme në aksin rrugor Gostime -Gramsh, pranë fshatit Banjë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i palgosur një efektiv policie i komisariatit të Cërrikut, i cili ka marrë plagë në trup pasi makina me të cilën ai po udhëtonte është përfshirë nga flakët.

Polici Dritan Meçaj ka qenë duke udhëtuar me makinë, por ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përmbysur. Automjeti më pas është përfshirë nga flakët, ndërsa punonjësi i policisë është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në makinën ku po udhëtonte efektivi i policisë.

Ndërsa një person ka humbur jetën në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Mësohet se vikima ishte një tregtar, pasi ishte duke shitur fruta në anë të rrugës.

Sipas policisë, një makinë "Mercedez" me targat AA 517 TB që vinte nga Tiranë përplasi rëndë tregtarin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Nuk dihet ende si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy