
Aktivisti Gjergj Bojaxhiu në një intervistë për emisionin “Arnautistan” në MCN TV teksa foli mbi krizën energjetike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ditën e diel, u shpreh se aktualisht nuk ka krizë te hidrokarburet që përdor Shqipëria, pasi ne nuk përdorim gaz natyror.
Bojaxhiu më tej tha se çmimet që kemi sot kanë që prej vitit 2014 dhe arsyeja pse OSHEE nuk ka bërë aplikim për rritje të çmimit të energjisë elektrike është sepse aktualisht ishte e lartë në krahasim me bursën.
Sipas Bojaxhiut nuk është e drejtë që qeveria të paralajmërojë rritje të çmimit të energjisë elektrike kur bursa rritet dhe kur ndodh e kundërta nuk e ul.
“Kostot e energjisë janë një çështje me rëndësi.
Fakti që Rama zgjodhi ditë të diel për të lajmëruar publikun shqiptar mbi krizën, e bëri apokaliptike. Besoj se qëllimi ishte ndryshimi i temës për të shkëputur vëmendjen nga çështja Berisha-Basha.
Ramës i intereson Basha pasi është kundërshtari më i dobët dhe më i miri që mund të ketë.
Nuk ka krizë te hidrokarburet që përdorimin ne, sepse ne nuk përdorim gaz natyror. Çmimet e naftës dhe benzinës kanë pasur rritje të lehtë muajve të fundit, por janë brenda normave.
Nuk ka asnjë lloj krize, po të shikosh analistët e mirëfilltë nuk ka parashikime apokaliptike për naftën dhe benzinën. Çmimet janë brenda normave.
Nafta dhe benzina nuk është në parametra jashtë normave vjetore që ne kemi pasur.
Gazi natyror na prek në mënyrë indirekte sepse përdoret në Europë nga HEC-et.
Çmimet që kemi sot kanë që në vitin 2014 dhe arsyeja pse OSSHE nuk ka bërë aplikime për çmimet, sepse gjatë 5 viteve çmimet e energjisë duhet të ishin më të ulta. Për të mos ulur çmimet për të vjelur xhepat e qytetarëve OSHEE nuk ka bërë aplikim për ulje të çmimit. Edhe vjet që ra çmimi i energjisë elektrike në bursë, ne si qytetar shqiptar paguam prapë të njëjtit çmim.
Nuk është serioze që kur bien çmimet e bursave ndërkombëtarëve qeveria nuk ia ul qytetarëve, por kur rriten u thotë që u rrit dhe do kërkojë të paguhet më shumë.”, u shpreh Bojaxhiu.



