
Gratë që lyejnë flokët ose përdorin kimikate të tjera për t’i shtrirë ato janë më të rrezikuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Një ekip studiuesish i kanë publikuar rezultatet e kërkimit të tyre në “International Journal of Cancer”. Për studimin janë përdorur të dhënat e 46 709 femrave. Ekipi i studiuesve të Institutit të Shkencave Shëndetësore dhe atyre të Mjedisit zbuloi se femrat që përdornin këto produkte ishin 9% më të rrezikuara nga kanceri i gjirit.
Rreziku më i madh është për gratë afro-amerikane, rreth 60%.
E njëjta gjë vlen edhe për kimikatet që përdoren për shtrirjen e flokëve. Ato që i nënshtrohen kësaj procedure çdo 5-8 javë janë 30% më të rrezikuara nga kanceri i gjirit.
Ekspertët thonë se është herët të bëhen rekomandime, por shmangia e këtyre kimikateve mund të jetë një gjë më shumë që gratë mund të bëjnë për të zvogëluar rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.



