I vuri zjarrin tokës dhe situata i doli jashtë kontrollit, arrestohet 71-vjeçari në Durrës

I vuri zjarrin tokës dhe situata i doli jashtë kontrollit, arrestohet 71-vjeçari në Durrës

Një 71-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi gjatë ditës së hënë i vuri zjarrin tokës së tij dhe më pas situata i doli jashtë kontrolli duke djegur një sipërfaqe e madhe toke.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, bazuar në informacionet dhe provat e siguruara nga Komisariati i Policisë Durrës, u bë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit 71 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ditën e djeshme, ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe toke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullotash, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy