Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e 10 ndërtimeve pa leje, në zonën e "Pyllit të Sodës", në Vlorë.
Objektet që do të prishen janë 1 dhe 2 kate.
Aksioni i cili është mbështetur dhe nga forcat e policisë ka nisur nga zona e TEC-it në afërsi të plazhit të Nartës dhe do të vijojë deri në plazhin e Vjetër ku do të shembet çdo objekt në zonën ranore dhe në brendësi të pyllit.



