Pas sulmit në Stokholm ka reaguar edhe kryeministri suedez, Stefan Lofven.
Në një deklaratë për mediat Lofven theksoi para gazetarëve se çdo gjë në lidhje me përplasjen e kamionit në një shitore në Suedi, është indikacion i një sulmi terrorist.
Të paktën 5 viktima kanë mbetur ne këtë ngjarje të rënde në Stokholm, ku një kamion përplasi kalimtaret prane nje qendre tregtare ne Suedi.
Thuhet se janë dëgjuar edhe të shtëna ne momentin e ngjarjes dhe se shoferi i automjetit qe shkaktoi tragjedine është arratisur, sipas dëshmitarëve.
Mediat e huaja kanë raportuar edhe per të shtëna në një incident të dytë. Një gazetar i radios suedeze tha se kishte parë të paktën pesë trupa të vdekur te shtrire ne toke.
Ndërsa nga goditja me kamion kanë mbetur të lënduar edhe dhjetëra persona të tjerë.
Sipas mediave, te cilat citojne burimet e Policise, automjeti u përplas me një grup njerëzish qe ishin në rrugë jashtë një qendre tregtare.
Pamjet e publikuara ne rrjetet sociale tregojne panikun ne rruge.
“Pashë qindra njerëz duke vrapuar” shprehet një dëshmitar. Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje ndërsa zoan është izoluar tërësisht.
Sipas mediave kamioni është grabitur mëngjesin e sotëm ndërsa shoferi do të duhej të dorëzonte një porosi të një restoranti. Kjo do të duhej të shpjegonte prezencën e tij në zonën pedonale.



