4 kilometra radhë në Kakavijë, ankohen udhëtarët: Çdo vit e njëjta situatë

4 kilometra radhë në Kakavijë, ankohen udhëtarët: Çdo vit e njëjta situatë

Sezoni veror ka rritur ndjeshëm hyrje- daljet në pikat e kalimit kufitar të vendit duke krijuar dhe radhë të gjata.

Mësohet se gjatë orëve të pasdites është krijuar radhë në pikën kufitare të Kakavijës, ku raportohet se numri i makinave në pritje ka shkuar në 4 km gjatësi.

Vetë udhëtarët për MCN shprehen se kanë nga katër orë që presin në radhë dhe se kjo situatë është e njëjtë çdo vit. 

Shkak për këto radhë dhe vonesa janë bërë pala greke e cila ka punuar gjatë ditës vetëm me një sportel.

Vetëm tani ka nisur puna me 6 sportele nga pala greke dhe 3 nga pala shqiptare për të bërë të mundur kalimin e udhëtarëve që kanë që prej drekës në pritje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy