Fjalët e para të Mario Draghi-t si kryeministër i Italisë dhe hapi i radhës

Fjalët e para të Mario Draghi-t si kryeministër i Italisë dhe hapi i radhës

“Fitimi mbi pandeminë dhe hapja e vendit”. Këto janë dy qëllimet kryesore të kryeministrit të ri të emëruar në Itali, Mario Draghi-t, ekonomisti i njohur që arriti të shpëtonte Eurozonën në 2012-n.

Ai u emëruar nga Presidenti italian Sergio Mattarella pas një takimi të zhvilluar këtë mëngjes në Quirinale.

Prof. Draghi rezervoi të drejtën për të pranuar", është deklarata e Quirinale lexuar nga sekretari i përgjithshëm Ugo Zampetti publikuar pas një orë bisedë midis Mattarella-s dhe Draghi-t.

Më pas ishte vetë Dragi që tha fjalët e tij të para, pasi mori postin si kryeministri i ri i Italisë nga kreu i shtetit:

“Falënderoj Presidentin e Republikës për besimin. Është një kohë e vështirë dhe i përgjigjem pozitivisht apelit të Kreut të Shtetit. Fitimi i pandemisë, përfundimi i fushatës së vaksinimit, përgjigjja ndaj nevojave të qytetarëve, rihapja e vendit janë sfidat tona. Ne kemi burimet e jashtëzakonshme që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe mund të bëjmë shumë për të ardhmen e vendit. Me shumë respekt, do t'i drejtohem Parlamentit fillimisht: Kam besim tek uniteti nga dialogu me partitë dhe grupet parlamentare dhe nga dialogu me forcat shoqërore, dhe bashkë me aftësinë për t'i dhënë një përgjigje të përgjegjshme dhe pozitive kërkesës të Presidentit të Republikës”.

Lëvizja me 5 yje e Italisë deklaroi se nuk do të mbështesë qeverinë teknike të udhëhequr nga Draghi. Ndërkohë ky i fundit dhe Presidenti janë në bisedime tashmë me kreun e Parlamentit, Roberto Fico.

Ndërkohë sekretari i Partisë Demokratike, Nicola Zingarettim, shprehet: "Me emërimin e Mario Draghi, hapet një fazë e re që mund ta çojë vendin nga pasiguria e krijuar nga një krizë e papërgjegjshme dhe absurde".

Conte qëndroi në pushtet 2 vite e 6 muaj që nga viti 2019 që erdhi në pushtet dhe dha dorëheqjen një javë më parë pasi humbi shumicën qeverisëse.

Burimi Corriere

Kush është Mario Draghi personi që mund të jetë kryeministri i ri i Italisë: Humbi prindërit që 15 vjeç dhe shpëtoi Euron (VIDEO)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy