Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik në vendin tonë do të ndikojë vranësira dhe shira në të gjithë territorin, në zonat malore do të ketë edhe reshje të pakta dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër ne ultësirën perëndimore ndërsa me reshje shiu e dëbore do të paraqitet moti për zonat malore verilindore - juglindore. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 - 4 gradë si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës, temperatura të cilat do të jenë më të ulëta se vlerat normale klimatike. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriore dhe veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy