Pronat në bregdet, Tomorri: Një projektligj i ri do të thellojë tjetërsimin e tyre

Pronat në bregdet, Tomorri: Një projektligj i ri do të thellojë tjetërsimin e tyre

Dhjetë drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës në pak muaj përbëjnë sipas gazetarit të ekonomisë, Klodian Tomorri, një rast unik në botë. Në studion e lajmeve në MCN TV, Tomorri tha se shkak për dorëheqjet është një resort me probleme pronësie, për të cilin drejtorët nuk firmosin.

Rasti i Vlorës është unik, ku në një institucion për një periudhë të shkurtër japin dorëheqjen 11 drejtorë. Ajo që ka ndodhur me tokat në bregdet ka ndodhur një batërdi. Në rastin e Vlorës, një nga çështjet më të nxehta është një resort i ndërtuar në bregdet, me probleme të theksuara në çështjen e pronësisë. Mesa duket drejtorëve u bëhet presion të firmosin diçka të paligjshme.

Sot në zyrat e kadastrës së Vlorës kanë shkuar prokurorë të SPAK, të cilët kanë bërë disa verifikime për çështjen e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Sipas Tomorrit, rasti i Sarandës është edhe me specifik.

Ka të bëjë me një njësi që drejtohet nga Arlind Gjokutaj. Kjo njësi ka gjetur shkelje në mënyrën si drejtoritë e kadastrave menaxhojnë dhënien e titujve të pronësisë duke tjetërsuar pronat. Nuk është çudi që hetime të tilla të shtrihen në çdo qytet të vendit. Nëse do të ketë një qëmtim si janë tjetërsuar pronat, do të ketë arrestime.

Tomorri tha se qeveria përmes një sërë aktesh ligjore ka lehtësuar tjetërsimin e pronave. Kjo do të vijojë sipas Tomorrit nëpërmjet një projektligji të ri, për të cilin po punohet aktualisht.

Tani po përgatitet një projektligj i ri për pronat e bregdetit. Synohet që shteti të marrë tokat e pronarëve legjitimë dhe t’i çojë te ai rreth i ngushtë njerëzish që përfitojnë çdo gjë në bregdet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy