Gazetari Sokol Bregu, krimi i organizuar nuk lejon formalizimin e tregut të basteve sportive dhe nuk lejon që të regjistrohet kompania.
Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se përderisa shteti nuk ndërhyn për të legalizuar aktivitetin, e kanë ndarë Shqipërinë parcela, ku gjithsecili ka ndikimin e vetë.
Sipas tij, nëse nuk do shteti formalizimi do të jetë i vështirë.
Shumë prej vrasjeve e kanë zanafillën tek konflikti prej borxheve në kumar.
Tani jemi tek pika që nuk do shteti. E bën sikur është legale. Vitin e shkuar arrestuam 289 persona të tilla dhe dënuam 254, por kurrkush nga këta nuk është bosi qoftë edhe i një pike bastesh, të gjithë janë lojtarë.
Ky është një dëm katastrofik. Se ka mes tyre 20-25 vjeçarë që duan të luajnë një ndeshje në Champions League. E kanë ves, e kanë dëshirë për të vendosur baste për një ndeshje në Champions League. Dënimi zakonisht është i vogël, me orë pune. Ke një vend që nuk të kërkon dëshminë e penaliteti. Mund të shkoj unë nesër, e luaj një bast dhe nesër dal i dënuar në dëshminë e penalitetit, njëlloj me atë që vjedh. Se janë shumë emra që kontrollojnë qytetin e tyre, edhe pse nuk kontrollojnë në tërësi tregun.
Për shkak se vriten për një problem të tillë, janë shumë. Di që çdo pikë i kalon specialistit të zonës 500 euro për çdo pikë, apo shefit të komisariatit. Ata që arrestohen janë ata që nuk paguajnë. Në polici nuk quhet më korrupsion. Një pjesë e madhe e këtyre parave shkon për të kontrolluar aktet kriminale. Paraja e kumarit duhet sepse është e shpejtë.
I duhet se i duhet për të korruptuar policin, prokurorin dhe gjykatësin. Paraja e kumarit është kesh dhe është në dorë. Vonon paraja e drogës, droga shitet me “ti kam”. Kush nuk paguan aty që mund të ketë borxh ua merr në darkë tek shtëpia. Shumë prej vrasjeve e kanë zanafillën tek konflikti prej borxheve në kumar. Nuk ka kompani bastesh të licencuar që të thotë luaj ti se mi jep kur ti kesh.
Prandaj kërcet vrasja. Mirë drogën se nuk kemi çfarë ti bëjmë, është një aktivitet i paligjshëm dhe kudo në botë ia kemi lënë krimit të organizuar, përveç disa vendeve që e kanë licencuar. Por në Shqipëri t’i lësh dhe kumarin dhe thua sa të fortë janë.
Në ndonjë rast futen dhe në tendera publikë dhe nesër sjellin fëmijët e tyre. Nuk të sjell i forti në pushtet, të sjell paraja e të fortit në pushtet. Paraja lëviz, jep më shumë spote publicitare, paguan më shumë media, ka organizime më të mëdha.
Për ta mbajtur pushtetin, binomi politikë-krim i organizuar nuk besoj se do të bjerë ndonjëherë në Shqipëri. Ikën dikush dhe do vijë një tjetër. Ata që kanë pikat e basteve nuk janë të gjithë të majtë, kanë dhe të djathtët pikat e tyre. Doktor Berisha nxori muajin e kaluar një pikë bastesh në Elbasan që është aktive, por ajo nuk u mbyll kurrë. Pse nuk e mbylli policia? Shteti është i interesuar që ta ketë aktiv si aktivitet. Totalisht nuk u mbyll dot kurrë.



