Dika: Testimi i automatizuar për Mjekësinë, mekanizëm që i afrohet më shumë meritës (VIDEO)

Dika: Testimi i automatizuar për Mjekësinë, mekanizëm që i afrohet më shumë meritës (VIDEO)

Pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë, Qamil Dika, thotë se testimi i automatizuar është instrument përmes së cilit Universiteti i Mjekësisë fiton më shumë liri akademike se përzgjedh realisht më të mirët.

Në studion e lajmeve të MCN Tv, ai tha se janë koshient se kanë pasur kërkesa dhe pretendime nga maturantët që kanë anatemuar testimin e tyre, duke mos e quajtur të drejtë.

Dika sqaroi se politikat e Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Arsimit, kanë pranuar një model të ri të pranimit të studentëve në vitin e parë të studentëve të Mjekësisë dhe jep mundësi që 30% e vlerësimit vjen përmes testimit të automatizuar.

E organizon Universiteti i Mjekësisë por nuk e menaxhon ai, por Qendra e Shërbimeve Arsimore, aty ku jepet dhe licencimi por Fakulteti i Mjekësisë. 30% është një mekanizëm që i afrohet më shumë meritës, pasi ka pretendime nga prindër dhe maturantë që nuk pretendojnë se zbatohet merita.

Këtë vit mendohet të ruajmë një balancë duke korrigjuar formulën e mëparshme, duke i dhënë 30% të vlerësimit total të këtij konkursi, ku lëndët janë më pranë nxënësve, si kimia, fizika, biologjia, të cilët janë më pranë nxënësve dhe kush ka më shumë meritë në pikët e këtij konkursi do arrij të futet më kollaj duke rregulluar dhe pikët që mbledh nga mbledhja e mesatares së notave të 3 viteve.

Dika tha se numri i studentëve dhe mjekëve është relativisht i vogël në raport me nevojat që ka Shqipëria, ku fenomen është ikja e mjekëve në dekadën e fundit dhe se rritja e numrit të studentëve është minimumi që mund ti ofrohet popullatës për të zbutur këtë fenomen në përgjithësi.

Mjekësia është në krye të kërkesave të maturantëve. Në brezin që kam qenë unë kanë qenë 250-300, tani shkon mbi 500 numri i atyre që diplomohen çdo vit në fakultetin publik të Mjekësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy