Protesta e opozitës, Hoxha: 3 policë ende në spital, asnjë protestues i lënduar

Protesta e opozitës, Hoxha: 3 policë ende në spital, asnjë protestues i lënduar

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka dhënë një përditësim nga spitali ku po marrin trajtim efektivët e lënduar gjatë protestës së opozitës.

Ai njoftoi se nga 10 policë të lënduar, tre prej tyre ende janë në spital, ndërsa theksoi se asnjë protestues nuk ka pësuar dëmtime.

Punonjësit e policisë kanë përjetuar dëmtime të lehta. Disa prej tyre janë rikthyer në shtëpi, ndërsa tre janë ende nën kujdesin e mjekëve. Menaxhimi i protestës ka qenë në përputhje me ligjin.

Policia do të vazhdojë të jetë e angazhuar për të përballuar çdo situatë proteste. Kjo protestë kishte elemente dhune, dhe në situata kur punonjësit e policisë përballen me rrezik, do të ketë një reagim të nevojshëm.

Nuk po them se do të kemi një reagim më të ashpër, por Policia e Shtetit ka vepruar sipas standardit të një policie europiane, përkundër natyrës së dhunshme të protestës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy