Covid-19/ Në 24 orë, katër të vdekur dhe 149 raste të reja

Covid-19/ Në 24 orë, katër të vdekur dhe 149 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit 4 qytetarë: një 73-vjeçar nga Durrësi, një 77-vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 65-vjeçar dhe një 74-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, janë konstatuar 149 raste të reja, nga 963 testimet e kryera.

Paralelisht me rastet e reja, i lartë vijon të jetë trendi i shërimit nga infeksioni.

Në vetëm 24 orë janë shëruar 139 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (4 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                  149

Të shëruar ne 24 orë                139

Humbje jete në 24 orë             4

Testime ditore                         963

Testime totale              92109

Raste pozitive                         14266

Raste të shëruara          8675

Raste Aktive                5195

Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2665

Durrës             563

Shkodër           395

Elbasan            246

Lezhë        267

Korçë 242

Fier               215

Vlorë   189

Kukës        140

Berat    117

Dibër   94

Gjirokastër   62

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy