Debati Spaho-Shalsi/ “Shqiptarët të përmbytur, qeveria do t’u mësojë amerikanëve si të votojnë”

Debati Spaho-Shalsi/ “Shqiptarët të përmbytur, qeveria do t’u mësojë amerikanëve si të votojnë”

Nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho, akuzoi qeverinë se nuk po bën asgjë situatën e krijuar në vend nga përmbytjet. Në fjalën e tij në Kuvend, Spaho tha se duhet ndërhyrje emergjente për përmbytjet në jug dhe rrezikun e digave në veri.  

“Asnjë nga autoritetet nuk është në terren. Sot këtu nuk është asnjë ministër. Por t’i pyesësh do të thonë që kemi ikur në terren, por atje nuk gjen asnjë. Prandaj duhet mbajtur nën monitorim gjendja në veri, pasi hapja e digave mund të na shkaktojë përmbytje masive”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti socialist, Eduard Shalsi, kërkoi që të respektohej rendi i ditës, i cili parashikon pr.ligjin për performancën e energjisë së ndërtesave.

“Parafolësi foli për gjithçka po nuk tha asgjë për performacën e energjisë së ndërtesave. Ajo që ndodh në këtë Parlament nuk ndodh në asnjë Parlament të Europës. Ëshët e padrejtë të vijojmë ta lejojmë të ndodhë në parlamentin shqiptar”, tha ai.

Në replikën e tij, Spaho tha se Shalsi është shembulli që tregon se qeverisë nuk I bëhet vonë për përmbytjet.

“Shembulli më i mirë i të folurit përçart  të qeverisë dhe ministrave. Qeverisë nuk i bëhet vonë fare se qytetarët e saj janë përmbytur. Këta nuk janë për hallet e shqiptarëve por për të nësuar amerikanët se si duhet të votojnë. Për cilat ndërtesa të flasim? Për ato që janë nën ujë?”, tha Spaho. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy