“Të ulet taksa e Rrugës së Kombit, kosovarët i sjellin turizmit në Shqipëri miliona euro”

“Të ulet taksa e Rrugës së Kombit, kosovarët i sjellin turizmit në Shqipëri miliona euro”

Tarifa për Rrugën e Kombit vijon të diskutohet në Kosovë.  

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, gjatë shpalosjes së programit për vitin 2016-2020, ka ngritur disa shqetësime ndaj padrejtësive që u janë bërë konsumatorëve në Kosovë.

Kryetari i këtij këshilli, Sherif Fejzullahu, ka thënë se konsumatori i Kosovës është goditur nga Qeveria e Shqipërisë me taksën e lartë që ka vendosur për Rrugën e Kombit. Ai bëri të ditur së qarkullimi i kosovarëve në turizmin shqiptar u ka sjellë miliona euro dhe e konsideron të padrejtë atë vendim ndaj konsumatorit kosovar.

“Si ka mundësi që taksa e proklamuar nga shteti shqiptar në të dy anët nga pesë euro ta godasë konsumatorin e Kosovës? A e dini se sa euro qarkullojnë nga konsumatori kosovar që bën turizmin në Shqipëri. Për një sezon veror shteti shqiptar fiton nga kosovarët miliona e miliona euro. Apelojmë te Qeveria edhe te Ministria jonë që të shfrytëzojnë autoritetin që kjo taksë e rrugës së kombit të ulet në nivelet sa e përballon xhepi i konsumatorit”, tha Fejzullahu, raporton KP.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy