Vjosa në pikën kritike, evakuohen familjet afër bregut të lumit (VIDEO)

Vjosa në pikën kritike, evakuohen familjet afër bregut të lumit (VIDEO)

Lumi Vjosë ka arritur në nivelin 7,2 metra në zonën e Novoselës, aty ku edhe raportohet që situata është kritike. Sipasraportimeve të fundit. Në këtë zonë janë 11 familje, banesat e të cilëve janë ndërtuar në afërsi të bregut të lumit, që janë evakuuar.

Autoritetet lokale kanë dalë në terren dhe po mbajnë nën monitorim situatën në zonën ku paraqitet rreziku, ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është shprehur se situata po vëzhgohet me kujdes.

Gjithashtu situata e rënduar paraqitet edhe në zonën e Shushicës, por edhe në Gjirokastër e Tepelenë si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë.

Gjatë ditës së shtunë në zonën e Vlorës janë raportuar një sërë problematikash, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar në Novoselë, lumin Vjosë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy