Kandidati i VV në Lezhë: Synojmë elektoratin gri, çelja e fushatës një mbyllje në të njëjtën kohë (VIDEO)

Kandidati i VV në Lezhë: Synojmë elektoratin gri, çelja e fushatës një mbyllje në të njëjtën kohë (VIDEO)

Kandidati i Vetevendosjes, qarku Lezhë Iljaz Shehu i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV foli për zgjedhjet e 25 prillit, fushtën e tyre në këtë qark ndërsa veçoi se pikat kyçe të programit të tyre janë bujqësia dhe turizmi. Për çeljen e fushatës Shehu e konsideroi një hapje dhe mbyllje sepse forcat politike përcjellin të njëtat mesazhe, sepse përfaqësojnë një lloj fryme konservuese dhe lëvrojnë dhe të njëjtin elektorat.

“Faktikisht fushata jonë në Lezhë po shkon mirë duke marrë parasysh  dhe përmbytjet dhe mesazhet elektorale nga partitë kryerose. Ne po qëndrojmë shumë me anëtarësimet e reja dhe aktivistët të cilët po na ndihmojnë në këtë fushatë. Sa për pikat kyçe të programit tonë mund të themi se i kemi ndarë në kombëtare dhe rajonale, ku te kjo e fundit kemi parasysh bujqësinë dhe turizmin duke synuar ta zhvillojmë atë sepse është e rëndësishme për ekonominë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të ndikojë edhe vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Lezhë, përkrah tij për maksimalizimin e votës në këtë qark ai u shpreh se Kurti është një figurë e rëndësishme për të dhe Vetëvendosjen.

“Sigurisht, vizita e kryeministrit Albin Kurti nuk është vizita e pare, kemi pasur edhe në 2 mars. Mirëpo u pa se pati dhe nota politike që tërhoqi vëmendjen e Tiranës. Ndërsa tani një vizitë e dytë e Kurtit mund të konsiderohet edhe në formën historike sepse tashmë vjen si kryeministër dhe për ne ai është një figurë e rëndësishme”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket çëljes së fusgatës zyrtarisht një ditë më parë ai sqaroi se ajo ishte një hapje dhe një mbyllje në të njëjëtn kohë pasi sipas tij forcat kryesore politike në vend përfaqësojnë një lloj fryme konservuese dhe lëvrojnë dhe të njëjtin elektorat.

“Po tani mesazhet elektorale te partive kryesore të vendit  ishin një hapje dhe  një mbyllje fushate në të njëjëtn kohë për mua, sepse ato përfaqësojnë një lloj fryme konservuese pasi lëvrojnë dhe të njëjtin elektorat edhe pse kanë një lloj humbje sepse elektorati gri është rritur. Ne krahas të gjithave synojmë edhe këtë elektorat gri, pavarësisht se vota është e kapur. Shumë persona kanë shprehur dëshirën për të na votuar por I tremben faktin se mund të humbin vendin e punës. Gjithsesi ne jemi future në këto zgjedhje me përllogaritjet e forcave tona dhe do i shkohmë deri në fund”, përfundoi Shehu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy