Qarkullonte me municion luftarak në makinë, 19-vjeçari bie në prangat e policisë

Qarkullonte me municion luftarak në makinë, 19-vjeçari bie në prangat e policisë

Një 19-vjeçar me inicialet E.J., që qarkullonte me municion luftarak me vete, ra në prangat e policisë. 

Gjatë kontrollit në çantën e shtetasin E. J., në brendësi të automjetit, Policia gjeti 2 krehra me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

 

NJOFTIMI

Vau i Dejës/Kontrolle të shtuara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Kontrollet bazuar në inteligjencën policore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e shtetasve që qarkullojnë me armë dhe drogë, si dhe të atyre që janë në kërkim për vepra penale të ndryshme. Qarkullonte me automjet, me municion luftarak me vete, vihet në pranga 19-vjeçari që tentoi t’iu largohej shërbimeve të Policisë.

Sekuestrohen 2 krehra me fishekë luftarakë dhe automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas mbante municion luftarak, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e këtij shtetasi.

Në unazën e qytetit të Vaut të Dejës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin E. J., i cili ka tentuar t’iu largohej shërbimeve, por është kapur menjëherë nga to. Gjatë kontrollit në çantën e shtetasin E. J., në brendësi të automjetit, Policia gjeti 2 krehra me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi E. J., 19 vjeç, banues në fshatin Kuç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy