Media ukrainase: Gazetarja jonë është marrë peng nga shërbimi sekret rus

Media ukrainase: Gazetarja jonë është marrë peng nga shërbimi sekret rus

Shërbimi sekret rus dyshohet se po mban peng një gazetare ukrainase, raporton media "Hromadske".

Media ukrainase raporton se gazetarja e tyre Victoria Roshchyna besohet të jetë marrë peng rreth datës 15 mars nga Shërbimi i Sigurisë Federale ruse (FSB) ndërsa ishte duke raportuar.

Në deklaratën e medias ukrainase thuhet: Gazetarja jonë Victoria Roshchyna mbahet peng nga pushtuesit rusë. Ajo po raportonte nga pikat e nxehta në Ukrainën Lindore dhe Jugore që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase. Më 12 mars, ne nuk mund të kontaktonim Victoria-n.

Siç mësuam nga dëshmitarët, asokohe gazetarja ndodhej në Berdiansk, që ishte përkohësisht i pushtuar. Më 16 mars, mësuam se një ditë më parë (ndoshta më 15 mars), Victoria Roshchyna u arrestua nga FSB-ja ruse. Nuk e dimë vendndodhjen e saj aktuale. I bëjmë thirrje komunitetit ukrainas dhe ndërkombëtar të na ndihmojë për të gjetur dhe liruar Victoria Roshchyna-n”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy